Çmimi i aksioneve në Twitter pësoi rënie deri në 12.3%  këtë fillim javë, pasi bllokuan llogarinë e presidentit në detyrë të SHBA, Donald Trump.

Rënia drastike e aksioneve i ka kushtuar platformës së rrjeteve sociale rreth 5 miliardë dollare, ndërkohë që më pas çmimi i aksioneve filloi rritjen graduale me 49 dollarë për aksion, për një vlerë tregu prej afro 39 miliardë dollarë.

Kjo rënie erdhi pasi Twitter ditën e premte bllokoi përgjithmonë llogarinë e Donald Trump, e cila kishte rreth 89 milionë ndjekës.

Pikërisht ky veprim nxiti reagime të ashpra në radhët e mbështetësve të Trump, të cilët nisën një fushatë për braktisjen e rrjetit social.

Duke shpjeguar lëvizjen, Twitter kishte thënë: “Pas shqyrtimit të ngushtë të Tweets-it të fundit nga llogaria @realDonaldTrump dhe kontekstit rreth tyre, ne e kemi pezulluar përfundimisht llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës.”

Vendimi erdhi pas dy muajsh të pretendimeve të Trump për mashtrim të votuesve dhe vjedhje të zgjedhjeve presidenciale të SHBA, teksa mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit, duke detyruar ligjvënësit të evakuonin seancën e tyre që konfirmonte fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe duke shkaktuar 4 persona të vdekur.