Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë deputetja, e cila është në muajt e fundit të shtatzënisë së saj të dytë.

Gjylameti ka sqaruar se gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qëndrueshme, teksa ka falenderuar stafin mjekësor për ndihmën.

“Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë .

Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tejzgjatura.

Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve.

Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë !“, ka shkruar deputetja socialiste.