Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar ngjarjet në Bjellorusi, aty ku opozita është kundër presidentit të vendit, Lukashenkos.

Shehu shprehet se Bjellorusia sot është si Tirana para një viti, duke vlerësuar se duhet të reagohet, që të mos kemi në Shqipëri një grusht shteti ndaj institucioneve.

Postimi i Shehut në Facebook

Shikoni me vemendje, sot Biellorusi, dje Shqiperi, po neser…?

Pamjet e sotme ne Minsk jane nje “deja vu” e atyre ne Tirane te reth nje viti me pare.

Kujdes, mbas pak pamjet e Minskut mund te behen nje tjeter “deja vu”, por kesaj here per Tiranen!

Zhvillimet e fundit ne Shqiperi, mungesa e institucioneve themeltare per sigurimin e demokracise si Gjykata Kushtetuese, e Larte, Qeverisja lokale moniste, Parlamenti i pupaceve qe me tragjiko komedine e tij guxoi te preke edhe Kushtetuten duke kryer nje Grusht Shteti, po e cojne vendin drejt nje autokracie te rrezikeshme sipas modeleve lindore.

Demokracia “tretet” disa here ngadale e pa u kuptuar, tek ne kjo po ndodh nen driten e diellit e me shpejtesi.

Vetem te “verberit” mund te mos e shikojne, frikacaket bejne sikur….derisa tu laget….

Guximtaret dhe demokratet reagojne e duhet te reagojne sot qe neser mos te thuhet Tirana si Minsku!