Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona në lidhje me atentatin ndaj  biznesmenit të druve Aleksandër Dedës.

Sipas burimeve janë shoqëruar persona të cilët dyshohen se mund të kenë dijeni për ngjarjen, por ndërkohe pritet edhe dëshmia e të plagosurit, e cila mund të jetë kyçe për zbardhjen e autorëve.

Aleksandër Deda gjatë lëvizjes me makinën e tij është përballur me një breshëri plumbash që vinin nga nje automjet tip “Audi” nga ku edhe ka marrë plagë në gjoks.

Menjëherë  është kthyer duke ju drejtuar spitalit të Lezhës dhe gjatë udhëtimit, një automjet tjetër i është vënë në ndjekje.

 Ndërkohë vetë Deda u ka bërë disa telefonata të afërmve të tij, duke ju treguar se çfarë i kishte ndodhur.

 I plagosur ai ka mundur të përshkojë distancën afro 15 km deri afër spitalit, kohë ku edhe ka humbur sasi të madhe gjaku.

Pas mjekimit që ka marrë nga bluzat e bardha të Lezhës, ai është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njëri nga plumbat e ka kapur në pjesën e gjoksit, por pa i prekur organet jetësore.

Aleksandër Deda

Lexo edhe:

Të shtëna me armë në aksin Lezhë-Laç/ Plagoset 42-vjeçari, dërgohet drejt Traumës

42-vjeçari u qëllua teksa lëvizte me makinë, shkoi vetë në spital

Plagosja e 42-vjeçarit, ja çfarë u gjet në makinën e djegur. I hoqën targat para se…

Atentati në Lezhë, rezulton i vjedhur automjeti i përdorur nga autorët