Biznesmeni dhe aktivisti maqedonas rrihet keq afër shtëpisë së tij në Shkup

Biznesmeni dhe aktivisti politik, Ljupço Paleski, në Maqedoninë e Veriut ka rënë pre e një sulmi fizik pasditen e sotme,

Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut bëjnë me dije se është sulmuar nga dy persona me motoçikletë në afërsi të qendrës Bunjakovec në Shkup, ku edhe ka shtëpinë.

“Sot rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën “Zllatko Shnajder” nga ana e dy personave, të cilët kanë qenë me motoçikleta është sulmuar Lj.P. Po punohet për zbardhjen plotë të rastit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Ata e kanë goditur biznesmenin maqedonas me mjete metali duke i shkaktuar plagë. Arsyet dhe motivet mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve të fundit Paleski është shtruar në një spital privat në Shkup ku po merr ndihmë mjekësore.

Rajoni Lajme Maqedoni e veriut maqedoni e veriut sulmohet biznesmeni

EMISIONET