Biznesi i vogël jep alarmin: Jemi buzë humnerës

Biznesi i vogël jep alarmin: Jemi buzë humnerës

Kryetari i Shoqatës së biznesit të vogël, Albert Nasto jep alarmin se biznesi i vogël është në një gjëndje alarmante kritike dhe gati në fund të humnerës.

"Ndodhemi  në situatën më të vështirë. Gjendja është alarmante, kaotike, jemi gati në fund të humnerës. Vetëm gjatë pandemisë janë mbyllur 38 mijë biznese dhe kanë mbetur pa punë 135 mijë individë. Shteti shqiptar po harxhon lekë për zyra  e PPP por nuk ka dashur e nuk do të ndihmojë biznesin” tha Nasto në një intervistë për "Ditë e Re" sot në RTV Ora.

Biznesi i vogël i shtrin dorën qeverisë për bashkëpunim ndërsa propozon dhe tre pika.

  1. Kërkohet paketë e ndihmës financiare direkte 200- 400 milionë europër biznesin dhe të punësuarit tek biznesi.
  2. Heqja e taksave dhe tarifave lokale nga 1 deri në 2 vjet. Nuk është hequr asnjë taksë lokale deri tani
  3. Falja e gjobave nga viti 2014 deri më sot për biznesin e vogël, gjoba të tilla si për mos deklarimin e punëtorit

Nasto i referohet statistikave të INSTAT sipas të cilave vetëm 3 % është biznes i madh dhe paralajmëron se “nëse biznesi i vogël falimenton do të bjerë dhe ekonomia në humnerë”

Ekonomi Lajme biznesi i vogel albert nasto paralajmerimi

EMISIONET