Biznesi i Vogël e konsideron të vonuar me qëllime elektorale vendimin e qeverisë për lehtësim fiskal për sipërmarrjen e vogël dhe të mesme!

Kryetari i Shoqatës Albert Nasto, thotë se heqja e tatim fitimit dhe TVSH duhej bërë vite më parë, dhe jo tashmë në fund të mandatit të dytë të socialistëve.

Albert Nasto: Këto ndryshime kaq të domosdoshme duhet të ishin bërë të paktën 5-6 vite më parë dhe jo mandatin e fundit dhe gjashtë mujorin e fundit të mandatit të dytë. E shohim si politike.

Por biznesi i vogël shkon me kërkesa përtej propozimit të qeverisë.

Së shpejti do ti vendosin në tavolinë një paketë kërkesash ku e para është heqja e gjobave prej vitit 2014.

Albert Nasto: Faljen e gjobave në rang kombëtar për biznesin e vogël dhe të mesëm i cili është i mbushur në gjoba, por gjithashtu lehtësimin e barrës fiskale. Duhen hequr taksat lokale dhe në qoftë se qeveria nuk do e realizojë , po e them me bindje të plotë që shoqata i ka të gjitha mundësitë që të fillojë protestat.

Pandemia dhe faktorë të tjerë vlerësohet se kanë ndikuar në mbylljen e rreth 38 mijë bizneseve duke lënë pa punë 125 mijë punonjës e pronarë, sipas të dhënave të vetë biznesit!

Si shpëtim biznesi edhe këtu kërkon një paketë të tretë ndihme për ta nxjerrë nga kolapsi.

Albert Nasto: Sipas nesh nga 100 milion deri në 200 milion euro të hidhen për biznesin

Veç qeverisjes qendrore, shoqata e biznesit të vogël ka kritika për mungesën e mbështetjes edhe nga Bashkitë që në masë drejtohen nga e majta