Binjaku: Ka paqartësi për rifillimin e shkollës, këtë vit u bë mësim në mënyrë sipërfaqësore

Binjaku: Ka paqartësi për rifillimin e shkollës, këtë

Në një intervistë për Ora News, sociologia Entela Binjaku u shpreh se  në lidhje me shkollat, organet e qeverisjes vendore duhet të kishin bërë një punë më të mirë për të tejkaluar këtë periudhë të vështirë.

Për Binjakun, shumë familje nuk kanë pasur mundësitë minimale për tejkalimin e situatës së pandemisë.

Entela Binjaku: Organet e qeverisjes vendore duhet të kishin bërë një punë më të mirë për të tejkaluar këtë periudhë të vështirë. Ndoshta më shumë hapësira për tu argëtuar fëmijët, programe në televizionet dhe mediet lokale duke i ndihmuar që të kalonin kohën në mënyrë më të kulturuara. Aktivitetet e lira kanë pasur mangësi dhe u pa se kishim mangësi në këtë drejtim. Në jetojmë në një shoqëri të varfër dhe ka pasur familje që nuk e kanë pasur mundësi që t'u japin fëmijëve as edhe kushtet më minimale për tejkalimin e kësaj situate.

Binjaku theksoi se për fillimin e vitit të ri shkollor ka paqartës dhe pasuri në lidhje me shëndetin.

Entela Binjaku: Shkolla në vetvete formon strukturë mendore të shoqërisë dhe fillimi i saj është i mirëpritur nga të gjithë. Paqartësitë janë të larta sepse disa kanë pasiguri për shëndetin si një nevojë parësore. Ka edhe pasiguri të tjera, se si do të vazhdohet me procesin e mësimit, sepse nisur nga ky viti, mësimi është bërë në mënyrë sipërfaqësore dhe dijet nuk janë përvetësuar ashtu sikurse duhet. Por le të jemi besimplotë që angazhimi i institucioneve do të jetë i plotë dhe serioz për një sistem arsimor brenda standardeve.

Së fundmi, Binjaku shtoi se duhet një angazhim i të gjithë aktorëve për nisjen  e mësimit në shkolla

Mendoj se mësimet me turne nuk janë një koncept i ri. Do të ketë nga ata që do të kenë vështirësi në përshtatje me kushtet e reja, prandaj mendoj se është një periudhë që duhet angazhimi i gjithë aktorëve dhe i gjithë mjedisi i arsimtarëve në vend që duhet të bëhen pjesë e tryezave. Po ashtu edhe mjedisi akademik duhet të ofrojë konsulencën e vet qeverisjes dhe organeve që merrem me arsimin. Edhe e Akademia e Shkencave duhet të japë kontributin e saj në mënyrën se si do të përmirësohet standardi i pedagogjisë në kushtet e reja.

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti A. Kurti

Vendi Lajme shkolla Aktualitet entela binjaku mesim sociologe rifillimi

EMISIONET