Billie Eilish "hap zemrën": Më kanë bërë gjëra të tmerrshme dhe kam përfituar nga mirësia e dikujt

Billie Eilish është artistja e re fenomale.

Eilish pushtoi listat e "Billboard" për muaj me radhë me hitet e saj në USA, si dhe pushtoi top listat e në Europë, Britani e jo vetëm.

Artistja e miliona klikimeve dhe 5 çmimeve Grammy ka treguar së fundmi për emisionin e mëngjesit në radion "Capital FM" për jetën private. Ajo thotë se ka pasur disa lidhje por ka një arsye shumë të rendësishme përse nuk do t'i bëj ato pjesë të botës mediatike.

Billie tha se nuk do që të përflitet për jetën e saj private sepse nëse ndahet njerëzit do fillojnë të flasin e të gjejnë fajtorin.

Eilish ka zbuluar gjithashtu se në të kaluarën ka pasur ndodhi të tmerrshme në dashuri.

“Sigurisht që më është thyer zemra. Njerëzit më kanë bërë gjëra të tmerrshme. Unë kurrë nuk jam ndjerë e fuqishme në një lidhje, përveçse një herë kur përfitova nga mirësia e dikujt,” tha Billie.

Showbiz Lajme

EMISIONET