Bill Gates: Zgjidhja e pandemisë është shumë e thjeshtë

Bill Gates: Zgjidhja e pandemisë është shumë e thjeshtë

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates ka deklaruar se zgjidhja e ndryshimit të klimës do të ishte "gjëja më e mahnitshme që ka bërë njerëzimi.

Sipas BBC mposhtja e pandemisë është"shumë, shumë e lehtë" pretendon Gates, në krahasim me ndryshimin klimatik.

Libri i ri i Gates, "Si të shmangni një katastrofë klimatike" është një udhëzues për të trajtuar ngrohjen globale.

"Mos e nënvlerësoni shkallën e sfidës," tha ai.

"Ne kurrë nuk kemi bërë një tranzicion siç po flasim për të bërë në 30 vitet e ardhshme. Nuk ka asnjë precedent në këtë," thotë Gates.

Pesëdhjetë e një miliard ton të gazeve serrë i shton bota çdo vit atmosferës, sipas tij.

Fokusi i Z.Gates është se si teknologjia mund të na ndihmojë të përmirësojmë kushtet atmosferike.

Burimet e rinovueshme si era dhe dielli mund të na ndihmojnë në dekarbonizimin e energjisë elektrike, por, siç thekson Z. Gates, kjo është më pak se 30% e emisioneve totale.

Ne gjithashtu do të duhet të dekarbonizojmë 70% të tjerë të ekonomisë botërore - çeliku, çimentoja, sistemet e transportit, prodhimi i plehrave dhe shumë, shumë më tepër.

Thjesht nuk kemi mënyra për ta bërë këtë për momentin për shumë nga këta sektorë.

Bota Lajme pandemi bill gates ndryshimet e klimes

EMISIONET