I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ekonomisti Dritan Shano u shpreh se Rama sulmoi Metën dhe LSI-në në asamblenë e PS-së, pasi e di që ka ikje nga partia e tij drejt LSI-së.

Shano: Diskursi që bëri në Asamble tregon se ai nuk është i qetë me ato që ka përgatitur ligjërisht edhe brenda të majtës.

Rama e di që është pa narrativë dhe metaforë për të peshkuar vota nga e djathta. Ai në Asamble ka përmendur më shumë se 60 herë Ilir Metën, se e sheh që ka kalime nga PS te LSI.

Ai e shoh me sytë e vet se ku duhet ta vendosë dorën për të ndaluar hemorragjinë e të ikurve nga PS-ja drejt LSI-së.