Kjo javë u mbyll me 550 raste të reja me koronavirus dhe 23 humbje jete.

Një bilanc i frikshëm për vendin tonë, në kohën kur Shqipëria i është kthyer normaliteti dhe nuk ka asnjë kufizim për bizneset dhe qyetarët.

Ky rezultat aspak pozitiv për situatën pandemike në Shqiëpri për disa qyetarë vjen si pasojë e neglizhencës individuale, qoftë për mospërdorimin e maskave, ashtu edhe për mosruajtjen e distancës.

“Pa maska pa doreza, pakujdesia e shqiptarëve. Janë masa shumë të thjeshta që të mbrojmë jetën. Ne dhe dhe fjalën distancim social nuk e kuptojmë se çfarë është”.

Megjithëse tubimet dhe protestat nuk lejohen se grumbullojnë shumë qytetarë, institucionet përkatëse nuk kujdesen të shohin si është situata në lokale, për të cilën vetë qytetarët thonë se janë të tejmbushura dhe pa distancë.

“Sa u hapën, të gjithë nëpër kafet rrijnë ngjitur. Edhe nga liqeni të gjithë gupe grupe”.

Koronavirusi është një kërcënim për jetën e të gjithë qytetarëve, qoftë moshave pediatrie, apo edhe mjekëve që kujdesen për shëndetin e të prekurve.

110 fëmijë janë prekur me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, ndërsa rreth 170 të prekur janë nga radhët e bluzave të bardha.

Ndërsa vetëm këtë të shtunë janë 67 të prekur me covid dhe 2 kanë humbur jetën.