Maqedonia vijon të luftojë me Covid-19, ndërkohë që në 24 orët e fundit janë shënuar 15 viktima.

Sakaq janë regjistruar 628 raste të reja me koronavirus.

Në total Maqedonia numëron 27 199 raste pozitive me Covid-19 që nga nisja e pandemisë, teksa shifra e qytetarëve që kanë ndërruar jetë ka arritur 934 persona.