Bien pretendimet e qeverisë/Rinasi nuk bllokoi vaksinimin, në frigoriferë ishin 47 mijë doza të mjaftueshme për 4 ditë

Bien pretendimet e qeverisë/Rinasi nuk bllokoi vaksinimin, në

Procesi i vaksinimit masiv nuk është pezulluar në asnjë moment për shkak të bllokimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Deri ditën e enjte në frigoriferët e ISHP-së rezultojnë rreth 47 mijë vaksina të cilat priteshin të administroheshin.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë kryer mbi 242 mijë doza anti-Covid dhe deri para ardhjes së 100 mijë dozat e fundit të CoronaVac në vendin tonë kanë mbërritur në total  mbi 289 mijë vaksina.

Sipas këtyre shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë rezulton se në frigoriferët e ISHP ende ka pasur rezerva.

Nëse me dozat aktuale do të injektohen rreth 10 mijë në 24 ortë siç ka funksionuar gjatë ditëve të fundit atëherë Shqipëria kishte mundësi të vaksinonte edhe për katër ditë të tjera.

Të dhënat bazohen në protokollin e respektuar deri më tani nga autoritetet shëndetësore.

Megjithatë mbetet e dyshimtë se sa persona janë vaksinuar në Shqipëri përsa kohë nuk ka një regjistër elektronik.

Për dozat e mbërritura ende raportohet se prej 11 janarit kanë ardhur 53540 doza nga Pfizer, 34.000 AstraZeneca, 10.000 Sputnik, 292.000 Sinovac.

Vendi Shendetësi Lajme Sociale fushata e vaksinimit

EMISIONET