Bien kampionët, PSG eliminon Bayernin në Champions League

Bien kampionët, PSG eliminon Bayernin në Champions League

Në fund edhe më të fortë dorëzohen, Bayern Munchen është jashtë Champions League pasi u eliminua nga PSG në çerekfinale edhe pse fitoi 1-0 teksa u mund 3-2 në Allianz Arena në takimin e parë.

Ishte një ndeshje tepër e luftuar nga të dyja skuadrat teksa për bavarezët u ndje mungesa e një lojtari si Robert Lewandowski.

Një pjesë e hapur për të dyja skuadrat që tentuan dhe paten raste të pastra për të shënuar por vetëm Bayerni arriti ta konkretizonte ku në minutën e 40’, Chupo-Moting, ish lojtar i parizienëve i ndëshkon me një goditje me kokë. 1-0 për ekipin e Flick pas fraksionit të parë, rezultat që i dha zemër miqve por që nuk ishte i mjaftueshëm për t’u kualifikuar.

Pjesa e dytë ishte më e mirë sërish për ekipin e Flick por rastet nuk u konkretizuan dhe kështu PSG merr hak për ate humbje në finalen e vjetshe dhe tashme do të jetë në gjysmefinale.

Pavarësisht rezultatit vetëm me një gol, ndeshja në 'Parc de Princes' ishte një nga më të bukurat dhe më të luftuarat duke konfirmuar nivelin e lartë teknik të të dyja skuadrave të cilat kishin edhe mungesa të rëndësishme. Tani PSG-në e pret në gjysmëfinale njëra mes Man. City dhe Dortmund.

Sport Lajme champions league Futboll psg Bayerbln

EMISIONET