Eksportet sërish në rënie

Eksportet sërish në rënie

Rritja e lehtë e eksporteve dhe importeve pas përfundimit të izolimit për shkak të pandemisë ka përfunduar në muajin gusht.

Sipas të dhënave me të fundit të publikuara nga INSTAT, muajin e kaluar eksportet e mallrave arritën vlerën e 19  mld lekëve, me një rënie prej 21.1% ose 6 mld lekë më pak krahasuar me muajin korrik, ndërkohë që në terma vjetorë u tkurrën me 3.4%.

Efektin më të madh e ka dhënë rënia e eksporteve për grupin“Makineri, paisje, pjesë këmbimi” me -9,2 pikë përqindje.

INSTAT raporton se në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi “Tekstile dhe kepuce” me +5,2 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +3,5 pikë përqindje.

Nga ana tjetër importet përgjatë muajit gusht arritën vlerën e 48 mld lekëve, duke u ulur me 15.3% krahasuar me një muaj më parë.

Rënia më e madhe e importeve ka bërë që edhe defiçiti tregtar të ngushtohet me 10.9% krahasuar me muajin korrik dhe ka prekur shifrën e 29 mld lekëve.

Ulja më e madhe e eksporteve është regjistruar me Francën me 80.3% dhe më pas me Spanjën dhe Kosovën.

Vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve janë shtetet fqinje, Greqia me 38.6% dhe Italia me 22.1%, e ndjekur nga Gjermania me 3.8%.

Ekonomi Lajme Tregti instat import eksport tregtia me jashte

EMISIONET