Bie numri i të moshuarve të shtruar në spital me covid, te Infektivi s'ka as gra shtatzëna

Bie numri i të moshuarve të shtruar në spital me covid, te

Në spitalet Covid gjatë këtij muaji, veç rënies së numrit të të sëmurëve,  është vënë re dhe një ndryshim i moshës për ata që kërkojnë ndihmë spitalore.

Aktualisht ka shumë pak pacientë të moshuar, thotë mjekja e spitalit Infektiv Entela Kolovani.

Ndërkohë më e rrezikuar nga Covid dhe nga përkeqësimi i shëndetit tani mbetet grupmosha 40-60 vjeç.

“Ne kemi pasur grupmosha mbi 35, 40 vjeç. Por bie në sy një rënie e madhe e qytetarëve që janë në moshën e tretë, të cilët hospitalizohen. Them që kjo grupmoshë patjetër që ka filluar efekti i vaksinës. Ndërsa për qytetarët e tjerë sidomos moshat mbi 40 deri në 60 vjeç duhet të jenë shumë alert.”

Mjekja gjithashtu tha gjithashtu se në spitalin Infektiv nuk ka më gra shtatzëna.

 “Në një pjesë të rasteve kishim sukses, ndërsa në një pjesë shumë të vogël patëm edhe fatalitet. Sot që flasim nuk kemi shtatzëna, të cilat janë duke e kaluar rënd Covid-in.”

Disa muaj më parë fatkeqësisht kanë humbur jetën prej Covid dy nëna te reja të cilat më parë, për shkak të komplikacioneve nga Covid kanë sjell para kohe në jetë fëmijët e tyre.

Gjithashtu nga ky grupim ka pasur edhe të intubuara.

EMISIONET