Vijojnë aksidentet rrugore me pasoja në jetë njerëzish.

Më i fundit është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Dedaj të Pukës.

Një 50-vjeçar, që po lëvizte me motorçikletë ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka rënë nga ura duke humbur edhe jetën.

Siç mëson Ora News, viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale L.M.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Pukë/Informacion Paraprak

Më datë 22.01.2021 në rrugën e fshatit Dedaj, Njësia Administrative Qelëz, Pukë një motorçikletë me drejtues shtetasin L. M. 50 vjeç banues në fshatin Ukth, Pukë, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga ku si pasojë ka gjetur vdekjen.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.