Bie nga kati i shtatë, vdes punëtori shqiptar në Maltë

Një punëtor shqiptar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm teksa ra nga kati i shtatë i një pallati në Marsaskala, në Maltë, raporton Ora News.

Sipas "Malta Today", aksidenti ndodhi në orën 08:00 të mëngjesit në Triq il-Qrempuc, në zonën e Bella Vista.

Sipas policisë, përplasja ishte fatale dhe shqiptari gjeti vdekjen e menjëhershme.

Një hetim policor është duke vijuar për ngjarjen, ndërsa nuk dihet ende identiteti i shqiptarit.

Vitet e fundit janë shtuar shumnë shqiptarët që shkojnë për të punuar në Maltë, zakonisht në sektorin e ndërtimit.

EMISIONET