I nominuari demokrat, Joe Biden tha se mënyra e vetme që ai mund të humë zgjedhjet presidenciale është përmes mashtrimeve.

“Sigurohuni që të votoni. Për shkak se mënyra e vetme për ta humbur këtë është mashtrimi që po zhvillohet në kurriz të shkuarjes në vend votime”-u tha votuesve ish-nën presidenti amerikan në një ndalesë fushate në Pensilvani.

Biden tha se presidenti, Donald Trump po përpiqej të dekurajonte votimin duke hedhur dyshime mbi sigurinë e votave me postë dhe duke u thënë mbështetësve të “shkonin në votime dhe të shikoni me shumë kujdes” në ditën e zgjedhjeve.

Para se të largohej nga Pensilvania, Biden sqaroi komentet për gazetarët. Ai tha se vërejtjet ishin “nxjerr paksa nga konteksti”, duke shtuar se “do të pranoj rezultatin e këtyre zgjedhjeve”.

Biden ka thënë vazhdimisht se Trump do të përpiqej të “vidhte” fitoren nëse nuk fitonte zgjedhjet.