Biden: Policia i trajtoi shumë ndryshe protestuesit e Capitol dhe ata të Black Live Matters

Biden: Policia i trajtoi shumë ndryshe protestuesit e Capitol dhe ata

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden gjatë një deklarate tha se policia i trajtoi “banditët” që shkatërruan Capitolin shumë ndryshe nga protestuesit e Black Live Matters.

“Askush nuk mund të më thotë që nëse dje do të ishte një grup i njerëzve me ngjyrë që do të protestonin ata nuk do të ishin trajtuar ndryshe, shumë ndryshe nga turma e “banditëve” që shkatërruan Capitolin,” tha ai .

Kjo është e papranueshme për një shtet demokratik dhe Biden shprehet i zhgënjyer për atë që ndodhi. Ai i bën thirrje amerikanëve që të ndërgjegjësohen dhe të bëjnë gjënë e duhur.

“Ne të gjithë e dimë që kjo është e vërtetë dhe është e papranueshme, plotësisht e papranueshme. Amerikanët e panë atë që ndodhi dhe shpresoj që të sensibilizohen për atë që duhet të bëjmë,” shtoi ai.

Bota Lajme proteste biden black live matters

EMISIONET