Presidenti i SHBA, Joe Biden është i vendosur për të shpalosur planin e tij në luftën kundër koronavirusit.
Biden është shprehur se ka sis synim të rrisë vaksinimet dhe testime, të rihapë shkollat , bizneset, si dhe edukimin e popullatës amerikane për të vendosur maskat, sidomos përgjatë udhëtimeve.
Në ditën e parë si president i SHBA-ve, Biden ka nënshkruar gjithsej 10 urdhra ekzekutivë lidhur me pandeminë.
Presidenti është zotuar se do të marrë masa shumë më agresive për virusin se sa paraardhësi i tij Donald Trump.
Urdhri i mbajtjes së maskave në udhëtime do të zbatohet në aeroporte, aeroplanë, anije, autobusë, trena dhe të gjitha llojet e transportit publik. Udhëtarët që vijnë nga jashtë Shteteve të Bashkuara duhet ti nënshtrohen testit të Covid-19 para nisjes, si dhe një karantinë disa ditore pas mbërritjes
Biden po kërkon gjithashtu të zgjerojë testimin dhe disponueshmërinë e vaksinave, me qëllim injektimin e 100 milionë vaksinave në 100 ditët e tij të para në detyrë.