Rritet tensioni mes kandidatëve teksa afrohet data e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Gjatë një takimi elektoral në Pennsylvania, presidenti Donald Trump i quajti këto zgjedhje më të rëndësishmet në historinë e SHBA-ve.

Ai e quajti Joe Biden kandidatin më të dobët të presidencialeve, ndërsa paralajmëroi se, nëse demokrati fiton atëherë vendin do ta drejtojë e majta radikale, raporton Ora News.

“Më keni zgjedhur në vitin 2016 për ta rikthyer Amerikën në vend të parë dhe tani nuk do ta lemë Washingtonin. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në histori”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Vrapoj përballë kandidatit më të keq në historinë e zgjedhjeve presidenciale”, tha Trump për rivalin e tij demokrat.

Nëse Joe Biden fiton, e majta radikale do të drejtojë vendin”, shtoi presidenti amerikan.

Në fund, Trump foli edhe për pandeminë, duke bërë edhe një premtim.

Joe Biden do të shkatërrojë Amerikën, unë virusin”, u shpreh Donald Trump.

Më 3 nëntor qytetarët amerikanë do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Donald Trump kërkon një mandat të dytë, ndërsa Joe Biden kërkon të marrë postin e të parit të vendit pas një eksperience si zv.president gjatë epokës Obama.

/a.r, OraNews