Një video e cila po bën xhiron në rrjet i ka shqetësuar të gjithë. Në pamjet e publikuara shihet Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i cili  ka humbur fillin gjatë një fjalimi.

Biden ishte në Hjuston për të vizituar zonën e prekur nga ngricat dhe ulja e temperaturave.

Gjatë fjalës së tij për mediat, në një moment ai u ngatërrua dhe tha “Çfarë po bëj këtu?”

 “Përfaqësues, uh, Sheryl- Shirley Jackson Lee. Al Green, Sylvia Garcia, Lizzie Pinneli më falni, Pinell dhe, uh, çfarë po bëj këtu? Unë do të humbas fillin këtu, dhe, uh, um – Kryetari i Bashkisë [Sylvester] Turner, Gjykatësja [Lina] Hidalgo, uh, faleminderit të gjithëve që na mirëpritët”– tha Biden.

Kjo nuk është hera e parë që Biden shpërqëndrohet pasi ai dhe më parë ka hasur probleme me përqëndrimin.

Ai harroi të vendoste maskën dhe duhej që ta rikujtonte zëvëndës presidentja, Harris për ta vendosur.