Biden apo Trump? Përgjigjet Presidenti Meta: Nuk kam pasur interes për zgjedhjet në SHBA. Kemi raporte si dy shtete aleate

Biden apo Trump? Përgjigjet Presidenti Meta: Nuk kam pasur interes për

Presidenti Ilir Meta nga Bylisi ka dhënë deklaratë për mediat, ndërkohë që njëri prej gazetarëve e ka pyetur se cilin prej kandidatëve për president të SHBA mbështet.

Kreu i Shtetit ka thënë se nuk ka pasur interes për këtë çështje politikisht, përveç interesit në marrëdhënien që ka me Shqipërinë si vende aleate.

Nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë interes të veçantë për zgjedhjet në Amerikë  as në të kaluarën dhe as tani. Përveç interesit që këto zgjedhje të forcojnë demokracinë amerikane. Përsa i takon raportit me Amerikën, ato janë raporte mes dy shteteve partnere që janë në kuadër të aleancës në NATO, partnere të rëndësishme që të forcohet lidhja trans-atlantike, NATO si aleanca më e rëndësishme për sfidat në botë”, ka thënë Meta.

Aktualisht numërimi i votave në SHBA vijon, teksa kandidati demokrat Joe Biden ka kaluar në avantazh ndaj presidentit Donald Trump.

Vendi Lajme donald trump ilir meta joe biden zgjedhjet ne shba Aktualitet

EMISIONET