Hej sypermys i bashkisë, këtë mëngjes dëgjova gënjeshtrat e tua në BBC për biçikletat.

The se “ke bëre 4 km rrugë biçikleta” e harrove të shtosh se ke ngritur 400 km rrugë qiellore me kulla.

The se “janë shitur e nuk ka me biçikleta në dyqane” e harrove të shtosh se halli i bëri banorët të marrin biçikletat.

Duan të shkojnë në orar në punë, se trami, metroja e premtuar prej dy mandatesh nga ty janë veç vizatime ne letra e se autobusët rrangallë e përshkojnë unazën e Tiranës sikur udhëton nga Roma në Napoli.

The se “njerëzit lanë Mercedeset e morën biçikletat nga puna jote”, e harrove të shtosh se grabitja e vjedhja e qeverisjes tënde i zhyti më shumë në varfëri e nuk kanë më mundësi të paguajnë benzinën e naftën.

The se “njerëzit lanë automjetet se nuk kopjojnë më botën e zgjodhën stilin tënd të jetës” e harrove të shtosh se makinat po ndryshken ne garazhe, sepse jemi vendi me çmimin më të lartë të karburantit në Europë edhe pse jemi më i varfëri, e se benzina e nafta është modifikuar aq keq sa shkatërron sistemin motorik të çdo makine.

The se “fëmijët ( po mjaft ore sypermys që përdor fëmijët sa herë që hap gojën , mjaft i përlyeve imazhet e tyre me pisllëkun e fjalës tënde) i bindën prindërit të marrin biçikletat” e harrove të shtosh se prindërit e shkretë duke mos pasur ku t’i çonin fëmijët për të marrë ajër të pastër nga tymi i qelbsillënkut te kullave të tua, krijuan alternativën e një shëtitje te parku i liqenit me të vetmen gëzim dyrrotakshi mes pemëve të Kodrave te Priftit (ato pemë qe ti po i pret çdo ditë).

Ej sypermys nuk te ndahet shpirti nga komunizmi! Edhe këtu doje të gjeje diçka të mirë që ka bërë komunizimi?! Biçikleta komuniste e biçikleta sypermysit! E jotja është më e keqja rri i qete!

Biçikleta jote është e detyrueshme prej hallit!

Biçikleta e komunizmit ishte alternativë prej boshllëkut!

Hej sypermys ta preu shpejt BBC, e kuptoi se gënjeshtrat t’i kishin picërruar sytë deri në kokërr.

Hej sypermys, herës tjetër shto se 4 km rrugë janë baras me 4 km letër të denoncimeve, shkeljeve, abuzimeve, korrupsionit, invazionit , vendeve të punës, borderove falso, lista pagave të sajuara, portaleve, udhëtimeve, faturave e rrogave të mikeshave të sponsorizuara të kullës tënde!