I ftuar në Ora Sport, lojtari Ditmar Bicaj u shpreh se fitorja e Teutës ishte e merituar dhe se ajo ishte më shumë kërkuese se Tirana.

Bicaj: Në atë që pashë unë e dija që Teuta do të ishte më kërkuese sepse vinte pas 15 vitesh që fitoi kupën e fundit. Mendoja që do ta kërkonte më shumë. Filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Tirana e mori veten pak duke qarkulluar topin. Teuta kishte përgatitje në mënyrë perfekte. Goli i Vilës i vuri vulën në fund.