Ornela Çuçi, Zëvendës Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ka qenë e ftuara e radhës në programin televiziv EXPULS, nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora.

Çuçi u pyet edhe për betonizimin e Tiranës, dhe nëse pallatet qe po ndërtohen në Tiranë, ne rrugën e Durrësit, po e ndihmojnë apo dëmtojnë turizmin.

Ornela Çuçi: Herën e fundit që kam shkuar në Greqi, në shtëpi në Athinë, duke kaluar tek lagjia ime kam parë që kishte degradim, për shkak të krizës që ata patën, njërën tjetrën. Tirana është një qytet që zhvillohet kaq vrullshëm dhe shqipëria është një vend që zhvillohet kaq vrullshëm, sa unë nuk e di se sa shumë do të duhet që të studiohet nesër i gjithë ky vrull. A e ndikon kjo turizmin? Por në fund të ditës po të mos kishte ato hotelet e mëdha në Durrës, qe nuk i kishim menduar asnjëherë 10 vite më parë, sigurisht qe ishte ndryshim si nata me ditën. Zhvillimi ka dhe problematikat e veta, por qe rregullohen rrugës.

Ronaldo Sharka: Se mos keqkuptohemi, askush nuk ka gjë kundra më zhivillimin. Por ka një gjë zonja Çuçi, që jashtë gjërat bëhen me planifikim, sepse në vend qe Tirana të zgjerohet, ka 1 milionë banorë që nga 21-shi deri tek Selvia. Ornela Çuçi: E thoni ju, nuk e di si e thonë statistikat. E keni vërtetuar këtë aludim? Ronaldo Sharka: Mjafton të dalësh me këmb në Tiranë dhe e kupton direkt.

Ornela Çuçi: Ja, fiks kjo është ajo gjëja qe folëm. A jemi sipëfaqësorë? A i bëjmë deklaratat sipërfaqësore?! Patjetër qe Tirana zhvillohet. Dhe çdo metropol në botë ka të njejtën frekuencë.

Ndiqni videon e plotë për më tepër: