“Betohem për Allahun se ju nuk keni parë asgjë prej nesh”. Me këto fjalë i është përgjigjur një prej autorëve të ngjarjes së rëndë me të paktën 3 viktima në Vjenë një publikimi të policisë në Twitter.

Kujtojmë se mbrëmë, rreth orës 22:00, në distriktin e parë të Vjenës ka ndodhur një sulm me armë, nga ku raportohen për viktima, mes të cilëve edhe një polic, ndërsa raportohet për 15 të plagosur.

Ka mbetur i vrarë njëri prej autorëve të sulmit, ndërkohë që tjetri është larguar.

Policia është në kërkim të autorit tjetër, që mendohet se është personi që i është përgjigjur policisë ne Twitter.

Nuk ka ende një  konfirmim zyrtar për një sulm terrorist apo nëse ky sulm lidhet me sinagogën aty pranë.

Postimi i policisë në Twitter dhe reagimi