Serbia do të nisë vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit më 24 dhjetor, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech.
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç do të jetë në mesin e personave të parë që do të marrë dy dozat e vaksinës, me qëllim të rritjes së besimit publik në sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, ka thënë Qeveria serbe.
Serbia ka pranuar rreth 5,000 doza të vaksinës së krijuar nga Pfizer/BioNTech më 22 dhjetor.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se dozat e para do t’i marrin të moshuarit nëpër shtëpi kujdesi.
“Është e rëndësishme që të mbrojmë këta njerëz, më shumë se 80 për qind e personave që kanë vdekur nga ky virus i tmerrshëm janë të moshuar dhe ata janë më të rrezikuarit”, ka thënë ai.
Lidhur me këtlajm reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.
Sipas Berishës, teksa Serbia siguron dhe nis vaksinimin e qytetarëve të saj, kryeministri Edi Rama shkoi për shopping personal në New York.
“Vuçiç solli vaksinën në Beograd! Argati solli nga New Yorku valixhet e tij plot e përplot”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha.

Kryeministri Edi Rama udhëtoi pak ditë më parë drejt SHBA-ve me pretendimin për tu takuar nga afër me prodhuesit e vaksinë. Madje ai pozoi edhe me bosin e “Pfizer” Albert Burla, por deri më sot asnjë sasi vaksine nuk ka mbërritur në vend.
Lexo edhe:
Rama 5 ditë në New York për vaksinën, CEO i Pfitzer: Nuk e kam ende
/a.r,OraNews