Në një lidhje me Skype për emisionin “Politik On” në RTV Ora, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar akuzat dhe baltosjet që po i bëhen kreut të Partisë Demorkatike Lulzim Basha, lidhur me situatën në Kosovën e pasluftës.

Sipas tij, ky është një inskenim i gatuar në Beograd, ndërsa e akuzoi kryeministrin Edi Rama si argat të Aleksander Vuçiç në Tiranë.

Sali Berisha: “Është një Grilseld bis, por një Griseldë me një skenar të importuar tërësisht nga Beogradi. Tani, unë e kuptoj që njerëzit janë të lodhur kur dëgjojnë skenarë dhe kur dëgjojnë inskenime por unë do tua argumentoj sot ju dhe çdo njeriu që na dëgjon e na ndjek, këtë që po them.

Ti referohemi fakteve. Çfarë ka ndodhur këtë javë? Këët javë drejtuesit kryesorë të UÇK dhe Kosovës u ulën në bankën e akuzës në Gjykatën Speciale të Hagës. Këtë javë, të njëjtën ditë, kreu i ekzekutivit shqiptar firmosi marrëveshje me Aleksander Vuçiç. Këtë javë, Aleksander Vuçiç, për herë të parë, bëri fjalë për luftë. Kundër Kosovës. Nuk e analizuan nmjerëzit këtë. Po kaq, sa domethënëse ishte kërcënimi i këtij Gelbelsit të Millosheviçit për luftë ndaj shqiptarëve, po aq domethënëse ishte edhe heshtja e argatit të tij në Tiranë.

Aleksander Vuçiç me përfundimin në Hagë të Miladinit shqipfolës të Prishtinës, iu varros përfundimisht gllabërimi i territoreve të Kosovës përmes argatëve të tij në Prishtinë dhe Tiranë. Si hakmarrje, ky Millosheviç i ri, kërcënon se skenarin e tij të Serbisë të Madhe do ta kryejë me luftë

.