Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Tempora” të Sonila Meços në RTV Ora i pyetur në lidhje me deklaratat e Partisë Demokratike të bërë në kohë të ndryshme ku një ndër to ka qenë edhe ajo që nuk shkohet në zgjedhje me Ramën kryeministër, Berisha është shprehur se PD opozita është e detyruar të ndjekë situatën në disfavor të Edi Ramës.

Sonila Meço: Zoti Berisha pyetja ime duke marrë shkas nga dy rastet se si makineria po vihet në lëvizje, kujtoj shumë mirë zotin Basha ku është shprehur se në zgjedhje të përgjithshme nuk mund të shkohet me Ramën kryeministër, duhet shkuar me qeveri teknike apo tranzitore. U bë një marrëveshje si ajo e 14 janarit, e 5 qershorit u shkel nuk po shkojmë dot me lista të hapura pra të gjitha kërkesat radikale të Partisë Demokratike rezultojnë jo të realizuara.

Duke i vënë përballë edhe këtë makineri të fuqishme dhe këtë pushtet cila do të jetë atuja e kësaj force politike për të bindur atë qytetarin që të ju japë votën dhe të mos ikë jashtë?

Meço: Si do të dali shqiptari për të votuar, për ta ndryshuar këtë gjë?

Berisha: Shqiptari e ka ndarë mendjen. Tani janë të gjitha “Pollet” që e tregojnë Edi Ramën duke u vidhisur çdo javë e më poshtë.

Por ka një krye poll, pasi i njoftoi shqiptarët një muaj që do kandidojë në Durrës u kthye me bisht ndër shalë në Vlorë se ata të cilët do të mendonte se do i kandiste për t’ja bërë votat i thanë ik se jemi aq shumë të diskredituar sa nuk ka asnjë shans këtu. Pra ju keni të drejtë, opozita ka bërë deklarata, por problemi është që opozita është e detyruar të ndjekë situatën në disfavor të Edi Ramës.