I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV ORA, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama së bashku me ministrin Lleshaj po zhvendosin votuesit e opozitës.

Berisha shtoi se Rama veprat penale që ka bërë do të dënohet 3 herë nga 60 vite burg.

Berisha: Shfrytëzoj rastin që të falenderoj emisionin BOOM për shërbimet që i bëjnë vendit. Kam shumë mesazhe për atë që i bën Rama vendin. Ai së bashku me Llleshajn, kanë marrë listat e votimit të zgjedhjeve lokale dhe ka nxjerrë votuesit e opozitës dhe cdo qytetar që shkon në e-albania, automatikisht, transferohen në vende ku nuk kanë asnjë lloj lidhje tjetër, pasi nuk duhet të votojnë në Tiranë.

Ky është një aspekt i skenarit të manipulimit, kurse skenari tjetër, me ndryshimet kushtetuese, Edi Rama tregoi para Evropës se është i mentalitetit si liderët afrikanë, që për të zgjatur pushtetin ndryshojnë kushtetuta. Ngjashëm si Llukashenko. Rama është tmerr të jashtëzakonshëm dhe ai e di se për veprat penale do të dënohet 3 herë nga 60 vite burg.