Berisha: Pse Rama nuk mori asnjë masë shtesë anti-Covid në ditën më të zezë të pandemisë?

Berisha: Pse Rama nuk mori asnjë masë shtesë anti-Covid në

Bllokimi i masave anti-Covid është një akt kriminal i kryeministrit Edi Rama.

Kështu shprehet përmes një reagimi në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha.

Sipas Berishës, dje ishte diza më e zezë e pandemisë në vend, por sërish masat nuk ndryshuan, duke rënditur edhe arsyet.

Lexo edhe:

Ditë tragjike: 21 vdekje, 986 të infektuar dhe 682 në spitale Covid

Postimi i plotë i Berishës:

Xhahili i Surrelit ne nje akt kriminal bllokoi masat anticovid.

Pse Edvini diten me te zeze te pandemise nuk ndermori asnje mase shtese antikovid?

Miq, dy ditet e fundit sipas shifrave zyrtare per shkak te keqmenaxhimit ekstrem te pandemise ka patur dy vdekje me shume se sa vdekjet e njoftuara zyrtarisht nga data 10 Mars -31 maj 2020 kurse muaji shkurt gjer tani eshte sipas statistikave zyrtare, qe fshehin 80% te vdekjeve, ka patur numrin me te madh te fataliteteve qe nga fillimi i pandemise.

Vetem dje sipas komunikates zyrtare ne spitalet covid te Tiranes pati 21 vdekje. Ne te vertet po te kemi parasysh se te dhenat zyrtare te INSTAT treguan se vdekjet e teperta gjat vitit 2020 ne Shqiperi ishin 5.2 here me te larta se sa ato qe deklaroheshin zyrtarisht si vdekje nga covid-19 dje ne spitalet covid, spitalet e rretheve dhe ne Shqiperine spital ka vdekur se paku 100 te semure. Po keshtu Shqiperia me gjithe numrin tejet te kufizuar te testimeve vazhdon te qendroje ne nivelet me te larta boterore per numrin ditor te rasteve me covid-19.

Keto zhvillime dramatike te pandemise per shkak te keqmenaxhimit ekstrem te saj kane tronditur thelle mbare shoqerine shqiptare.

Por megjithe keto te dhena tejet dramatike qe deshmojne se vdekja nga covid 19 po ben kerdine ne Shqiperi, Xhahili i Surrelit nuk mori asnje mase shtese dje per mbrojtjen e qytetareve shqiptar dhe per uljen e vdekshmerise dhe perhapjes se infeksionit nga covid 19.

Me te drejte shtrohet pyetja pse ai mban kete qendrim indiferent dhe kriminal ne keto momente tejet te renda per kombin dhe vendin.

Arsyet kryesore te ketij qendrimi çnjerezor te tij jane:

1-Ai me indeferencen e tij kriminale duke u hequr sikur nuk ka ndodhur gje, per te marre masa shtese kerkon te mbuloje ne prag te zgjedhjeve deshtimin e tij te tmerrshem ne menaxhimin e pandemise qe ju kushtoi shqiptareve vdekje me shume se te gjitha kombeve tjera pas Meksikes dhe Peruse.

Por kesaj i thone le te te vdesin sa me shume shqiptare sepse kete ata meritojne ose sepse mua me duhet per shkak te zgjedhjeve ti mashtroje ata sikur gjithçka po shkon mire.

2-Arsyeja tjeter po kaq çnjerezore e ketij qendrimi te Xhahilt te Surrelit eshte se çdo mase mbrojtese shtese kerkon mbeshtetje buxhetore kurse ai eshte i vendosur qe parate e buxhetit te mos i perdore per mbrojtjen e jeteve dhe shendetit te qytetareve por ti ndaj deri diten e fundit me klientelen e tij gjakpirse.

Mirepo kesaj i thone te pasurohesh duke u bere aleat me covid19 dhe marresh jete te pafajshme shqiptaresh.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto qendrime te papergjegjshme te Xhahilit te Surrelit, Ndrikull Hajnise dhe kupoles se tij te konfliktit te intereresit kerkoj dhe njehere:

  1. Shkrirjen e menjehershme te kupoles se konfliktit te interesit qe perdor menaxhimin e pandemise ne funksion te suksesit imagjinar te Xhahilit te Surrelit dhe krijimin me urgjence te,

2- Komitetit Kombetar per menaxhimin e pandemise se covid 19 te kryesuar nga presidenti i republikes.

3-Krijimin Komiteti te Eksperteve me specialist te shquar, vendas dhe te huaj jashte çdo konflikti te interesit qe do keshillojr Komitetin Kombetar.

4-Kerkesen nga Avokati i Popullit te nje hetimi nderkombetar per pergjegjesit e keqmenaxhimit ekstrem te pandemise covid-19 ne Shqiperi.

Lexo edhe:

Nuk ndryshon “Ora policore”, mbyllemi në 20:00, universitetet e gjimnazet në zonat e kuqe vijojnë online

Vendi Edi Rama Lajme Covid-19 Politikë Lajmi i fundit pandemia sali berisha Aktualitet

EMISIONET