Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora ka komentuar situatën politike në vend dhe aksionet opozitare.

I pyetur se a është Lulzim Basha njeriu i duhur që do të sjellë PD-në dhe opozitën në pushtet, Berisha tha se sot tonin politikës po ja jep opozita.

Ai theksoi se kryeministër do të bëhet kryetari i forcës opozitare që merr më shumë vota, por tashmë dihet kush është forca opozitare më e fortë.

Berisha: Qytetarët shqiptarë mbështesin opozitën dhe jo qeverinë. Nëse ju e ndiqni me vëmendje skenën politike, për herë të parë këto muajt e fundit, tonin jetës politike ja jep Lulzim Basha dhe pozita dhe jo Edi Rama i cili është katandisur ashtu siç e meriton, njeri i përçmuar. Në qoftë se në kushte të zakonshme iniciativa është në dorë të qeverisë, tani kemi të bëjmë me një qeveri që bën papagallin e opozitës, për të mos thënë pastaj se largimi i tij nga Durrësi ishte kapitullimi i tij i plotë. Kështu që është një klikë krejtësisht tjetër, se kush do jetë kryeministri e caktojnë shqiptarët, partia e parë opozitare nxjerr kryeministrin. Partia e parë opozitare dihet kush është dhe se kush është kryetari i saj.