Berisha hedh poshtë akuzat e Ramës e Ballukut: Agjensia Europiane e Aviacionit Civil të inspektojë Albkontroll

Berisha hedh poshtë akuzat e Ramës e Ballukut: Agjensia Europiane e

Ish-kryeministri, Sali Berisha, u është përgjigjur akuzave të ministres Balluku dhe kryeministrit Rama se po nxit protestën e punonjësve të Albkontrollit, duke pezulluar uljen e avionëve në Rinas.

Në një postim në facebook, Berisha thotë se qeveria në vend të negociatave me punonjësit e kësaj kompanie që sipas tij e kanë shkatërruar me vjedhje ne tendera dhe prokurime, zgjedhin të thonë "Fajin e ka Saliu."

Duke hedhur poshtë akuzat,  Berisha i bën thirrje Agjensise Europiane te Aviacionit Civil ne te cilen Albkontroll eshte i anetaresuar, te nise me perparesi inspektimin e kesaj ndermarrje per te gjetur shkaqet qe detyruan punonjesit e saj te shpallin greve.

Berisha: Kreu i meduzes dhe ndrikull Gryksia ne vend te negociatave me punonjesit greviste te Albkontrollit, te cilin e kane shkaterruar me vjedhje ne tendera dhe prokurime, vazhdojne avazin “Fajin e ka Saliu”!Stop censures dhe terrorit psikologjik ndaj punonjesve ne greve.Hedh poshte me neveri akuzat banale te Kreut te Meduzes dhe Ndrikull Grykesi Ballukut, me te cilat kerkojne te mbulojne vjedhjet dhe shperdorimet e medha me financat e Albkontrollit.I bej thirrje Agjensise Europiane te Aviacionit Civil ne te cilen Albkontroll eshte i anetaresuar, te nise me perparesi inspektimin e kesaj ndermarrje per te gjetur shkaqet qe detyruan punonjesit e saj te shpallin greve.

Më herët në një tjetër denoncim, Berisha akuzoi kompaninë për tendera marramendës luksi që sipas tij e kanë shkatërruar ndërmarrjen.

Berisha: Albkontrolli ne greve, kerkon doreheqjen e ndrikull Gryksi Ballukut!Vjedhjet e saj me tendera kane shkaterruar ndermarrjen.Eshte blere tavoline 1 milion euro!Denoj me ashpersine me te madhe vjedhjet dhe korrupsionin e papermbajtur te ndrikull Gryksi Ballukut dhe klanit te saj dhe kerkoj urgjent plotesimin e kerkesave te drejta te grevisteve!Lexoni denoncimin e kontrollorit dixhital! Pershendetje Doktor! Kontrolloret e trafikut ajror jane shume te revoltuar me situaten 8 vjecare qe eshte krijuar ne Albcontrol. Ky ishte momenti qe u mbush kupa. Mosperfillja dhe tallja nga Balluku per te gjithe ne na ka cuar ne kete pike. Na thone qe kompania nuk ka financa, por ne agjensine e prokurimit publik shpallin cdo dite nga nje tender me vlere marramendese. Ne Albcontrol ka 8 vite qe nuk perfill njeri ligjet dhe rregullat e ketij vendi. Tendera nga me te cuditshmet te cilat nuk i permend njeri. Eshte prokuruar nje tavoline pune per vlera marramendese mbi 1 milion Euro. Me keto tendera zonja u promovua dhe u be ministre. Prandaj kerkesa kryesore e jona eshte dorheqja e Belinda Ballukut dhe e gjithe vartesve te saj ne Albcontrol dhe rikthimi ne fuqi i kontrates tone te punes. Vetem atehere mund te stabilizohet situata.

EMISIONET