Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Tempora” të Sonila Meços në RTV Ora është shprehur se ai do të qëndrojë në politikë pasi nuk kërkon që ti japë të keqes (duke ju referuar Ramës) mundësinë e të qëndruar indiferent.

Ai pati edhe një debat me gazetarin Aleksandër Çipa i cili u shpreh se Berisha nuk mund ta krahasonte Ramën me Lukashenkon madje nëse do të bëhej një krahasim me presidentin e Bjellorusisë duhej të bëhej me Berishën për zgjedhjet e viti 1996.

Aleksandër Çipa: Zoti Berisha qasja juaj është e drejtë për kritikën që bëni për problemet e qeverisjes dhe raportin, pse jo edhe autokratik që ekspozon shpesh kryeministri Rama ne raport me pushtetet e tjera.

Qasja juaj me Lukashenkon, edhe shkon edhe nuk shkon. Në një llojë pikëpamje recidivizmin për këtë e keni ju në 96-ën apo në momentin kur u zgjodhët president në 97-ën. Dhe ju e dini se si u konstetuat, nuk dua të bëj analogji të drejtpërdrejtë sepse dua të jem korrekt me realitetin, por po e them si qasje presidenciale dhe jo krahasimtare.

Ju jeni politikan i cili ka dominuar skenën dhe vazhdoni të dominoni, ju nuk jeni një aktor i lodhur jeni një aktor që po lodhni skenën dhe kjo ju shkakton antagonizëm në raport me të drejtën publike, nuk e peshoni këtë gjë?

Berisha: Ata të cilët kanë pakënaqësi ndaj Sali Berishës lodhen, të tjerët gëzohen jashtë mase. Unë nuk qëndroj as për ata që lodhen dhe as për ata që gëzohen, unë qëndroj për një arsye themelore se asgjë thotë Edmond Burke nuk kërkon e keqja më shumë se indiferencën dhe unë nuk do ja jap të keqes këtë indiferencë gjer në minutën e fundit.

Qendron çdo ditë çdo orë në mbrojtje të interesit publik, siç e konceptoj unë.

Meqë bëre një krahasim me vitin 1996 unë ju këshilloj një gjë, ju jeni gazetar të merrni raportin e 96-ës se njeriu duhet të mësojë dhe nëse ju gjeni një fakt të vetëm në atë raport 36 faqesh në të cilën dëshmohet dhunimi i zgjedhjeve, unë ju jap ju 100% të drejtë.

Çipa: Është i pari moment që unë do ta refuzoj këtë mësim prej jush, sepse në respekt të karrierës unë kam qenë gazetar në atë periudhë. Ne nuk duhet të marrim mësime nga politika.

Berisha: Unë ju jap një sygjerim.

Çipa: Unë mendoj se ju nuk jeni të drejtë.

/A.P/Ora News/