Meta ka kërkuar auditim nga KLSH për Albcontrol, ka pasur akuza për keqmenaxhim

Presidenti Meta ka kërkuar auditim nga KLSH pëer Albcontrol, e vënë disa herë në akuza për shpërdorim të fondeve, përfshirë edhe periudhën kur ministrja Balluku ka qenë drejtoreshë.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur që një auditim nga ky institucion do të nxjerrë në dritë këto shpërdorime.

Berisha: Albcontrol nga viti 2014 deri pas zgjedhjeve është drejtuar nga ndrikull grykësi Balluku që ka marrë aty një rrogë mujore prej 6 mijë euro. Siç po del tani rëndom në media ka organizuar orgjira me balerina braziliane, me grupe të tjera në sallat dhe hotelet më luksoze dhe të kushtueshme të Shqipërisë. Natyrisht kontrolli do të nxjerrë të gjithë abuzivitetin e saj por këto që përmenda unë janë para xhepi krahasuar me vjedhjet dhe shpërdorimet që është akuzuar ajo me tenderat dhe prokurimet në këtë sipërmarrje.

E ndërsa gjykata i ka hedhur poshtë këto akuza më herët, përfshirë dosjet e KLSH, Berisha thotë për Rtv Ora se nuk mund të pritej tjetër rezultat nga një gjyqësor në kontroll të plotë politik nga Rama.

Berisha: Gjykata është politike, është në urdhrat e Edi Ramës. Nuk mund të diskutohej. Keni konstatuar ndonjëherë në 5 vitet e fundit qoftë një vendim të vetëm të gjykatave ku palë ka qenë shteti dhe qytetari, të fitojë qytetari? Asnjë rast të vetëm. Dëshmi e kontrollit total të gjykatave nga politika aktuale.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana