Një multimilioner britanik është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje të ish-të dashurës së tij.

Ajaz Hussain , 36-vjeç, udhëtoi 1609 kilomtera nëpër Europë vetëm që të gjente ishin e tij dhe ta kërcënonte.

Ai u arrestua fill pasi e reja që po përndiqte pa jashtë apartamentit të saj Lamborghini-n e tij prej ari, 183 mijë euro.

Mësohet se ajo ishte ndarë prej tij, për shkak se gjatë marrëdhënies së tyre 18-mujore ai e kishte sulmuar me një thikë dhe me hekurin e rrobave.

Menjëherë forcat policore mbërritën në apartamentin e  26-vjeçares në Rimini të Italisë.

Ajaz rrezikon të dënohet me pesë vite burg.

“Ajo u dogj me hekur dhe u kërcënua me thikë. U tregua e zonja dhe u largua në kohë. Shkoi te shtëpia e prindërve, ku mendoi se do të shpëtonte nga ai. Ajaz nisi ta telefononte dhe ta kërcënonte, duke i thënë se do i digjte shtëpinë dhe makinën e prindërve. Këtë javë, doli në ballkon dhe pa jashtë shtëpisë të parkuar makinë e tij”– tregon një efektiv i policisë italiane.