Berati dhe Gjirokastra lenë pas Tiranën, e fundit Shkodra e Lezha, ja deputetët më efektivë sipas qarqeve

Instituti i Studimeve Politike, në një monitorim që i ka bërë jetës parlamtare gjatë periudhës janar-korrik 2020, ka renditur edhe deputetët më aktivë sipas qarqeve.

Deputetët e qarkut Berat janë në krye të listës me përqindjen më të lartë të efikasitetit (me mesatare 38,7 pikë), ndjekur nga Gjirokastra, ndërkohë që më parë kanë qenë dominues deputetët e qarkut Fier.

Në listën kritike të deputetëve më pak efektivë vijojnë të jenë deputetët e qarkut Shkodër dhe Lezhë, me mesatare 25,1 dhe 25,2 pikë, me diferencë të dukshme nga qarku tjetër më i afërt, ai i Durrësit me mesatare 29,2 pikë për deputet.

Sa i përket Tiranës, që ka edhe numrin më të madh të deputetëve, rënditet e treta me 36,9 pikë duke lënë pas Fierin dhe Korçën me 36,2 dhe 36,1 pikë.  

Vendi Lajme Politikë deputet parlament qarqe ISP

EMISIONET