Berat, rrugët e lagjeve të qytetit në gjëndje skandaloze

Berat, rrugët e lagjeve të qytetit në gjëndje skandaloze

Në shumë lagje të këtij qyteti investimet janë harruar prej vitesh.

Në sheshet mes pallateve, apo rrugicat e lagjjeve veçanërisht në ato periferike jetohet çdo ditë mes ujit, baltës dhe pluhurit.

Një e tillë është dhe një prej rrugëve të lagjjes periferike “Uznovë”, ku veç probleme sociale-ekonomike me të cilat përballen banorët në të përditshmen e tyre, duhet të mendojnë dhe për gjendjen e rrugës.

Gjithçka këtu kur ka rreshje shiu është zhytur mes baltës dhe ujit.

Gropat e stërmëdha pasi janë mbushen me ujë, bëhen problem për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Këtu nuk mund të kërkosh hapësira publike të gjelbëruara, apo vende për të kaluar kohën e lirë.

Banorët këtu hasen me vështiërsi të mëdha, pasi rruga vetëm emrin ka të tillë.

Në të gjithë gjatësinë e saj gjendjen gropa që kur mbushen me ujë, vështirë të kalosh në të.

Të mërzitur me këtë situatë banorët shprehen se nuk mbahet mend se sa herë kanë trokitur në dyertë e bashkisë dhe pse nuk kanë munguar premtimet asgjë nuk është bërë.

“Kemi vite në këtë gjendje. Askush nuk kujtohet për ne. Premtime kemi marrë plotë, por asgjë nuk është bërë”, - shprehen ata.

Gjatë viteve të fundit dhe pse bashkia e Beratit ka lançuar projekte ambicioze për kthimin e lagjeve në hapësira publike të gjelbëruara dhe ndriçuara, shumë pak prej këtyre projekteve është bërë realitet dhe kjo lidhet me mungesën e fondeve.

Vendi Lajme berat rruge Aktualitet lagje

EMISIONET