Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare për diskutimin e Buxhetit të Shtetit për 2021, nuk ka humbur rastin të tallet me opozitën parlamentare.

Rama me tone ironie i ka bërë thirrje opozitës parlamentare që të heqin nga përdorimi matematikën, duke nënkuptuar kështu gafat e kryedemokratit Lulzim Basha.

Rama: Natyrisht ju jeni ndryshe, por tabelën e shumëzimit e keni të unifikuar me ata që s’janë këtu. Keni të njëjtën. Që ta çoni deri në fund këtë punë, ju opozita këtu dhe ajo atje bashkohuni që të hiqet tabela e shumëzimit, e mbledhjeve dhe zbritjeve që të shpëtojnë të gjithë. Vendosni ta liberalizoni aritmetikën, matematikë, se kështu si vajti kjo punë që të angazhohesh në opozitë është ta bësh të zezën të bardhë dhe ta bësh aritmerikën subjektive, pse mos ta bëni ju në program këtë punë.

Çfarë  mund t’i bëni ju shqiptarëve më shumë se sa ti çlironi nga stresi i aritmetikës? Çfarë sini të bëni më shumë se kaq? Më shumë se kaq s’dini të bëni asgjë tjetër dhe më besoni që jeni të besueshëm kur ju të thoni që doni të mos keni tabelë shumëzimi, pjesëtimi, mbledhje, zbritje shqiptarët do t’ju besojnë, sepse e keni dhënë me prova që jeni tapë-topi.

Tapa është jashtë, topi është këtu.