Bëni gati çadrat dhe xhupat, ditët në vijim do të kemi ulje temperaturash dhe reshje shiu

Bëni gati çadrat dhe xhupat, ditët në vijim do të

Në një lidhje skype për Ora News meteorologia Adiola Bani ka parashikuar sesi do të jetë moti në ditët në vijim dhe si do e mbyllim muajin tetor.

Bami bën të ditur se na pret një fundjavë me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë teritorin shqiptar. Reshjet e shiut sipas meteorologes do të vazhdojnë edhe gjatë javës në vijim.

"Dita e sotme do të  mbetet në mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar. Duke filluar nga orët e natës sot dhe kryesisht dita e shtunë do të kemi vranësira të shpeshta. Mbrëmja e së shtunës dhe dita e dielë  do të paraqiten me vranësira tëdendura dhe herë pas here do të kemi reshje shiu dhe e gjithë dita e dielë do të mbetet me mot të vranët dhe reshje të pakta shiu në territorin shqiptar. Mbrëmja e së dielës do të sjellë përmirësim të kushteve te motit, por përsëri e hëna mbetet me prezencë dhe reshjeve të pakëta dhe të izoluara shiu.

Do të jetë tipike e vjeshtë. Do të kemi prezencë të vranësirave dhe reshjeve të shiut. Më të fokusuara reshjet do të jenë gjatë ditës së martë kur presim reshje me intesitet mesatar, por përsëri e mërkura  dhe në vijim do të paraqitet me prezencë të vranësirave dhe reshjeve të pakëta të shiut."

Sa i përket temperaturave gjatë ditëve në vijim presim një rënie të tyre duke bërë që vlerat termike të arrijnë deri në 19 gradë celsius

"Sa i përket temperaturave të ajrit, përjashtuar kjo javë që vlera e mëngjesit kanë qenë tipike të tetorit. Mesdita ka patur temperatura të larta me vlera 23-24 gradë celsius. Duke filluar nga dita e shtunë dhe në vijim presim rënie të temperaturave duke bërë që të kemi vlera tipike të muajit tetor 21-22 gradë celsius. Java që do të vijë do të sjellë vlera 19-20 gradë celisus."

Vendi Lajme parashikimi i motit

EMISIONET