Cristiano Ronaldo nuk do të udhëtojë me Juventusin drejt Benevenetos.
Ky është vendimi i teknikut Andrea Pirlo që ka zgjedhur ta lerë pushim yllin portugez.
Ky mund të jetë një rast i mirë për Paulo Dybalan për të treguar veten në sulm përkrah Alvaro Moratas.
Ndërkohë lajm i mirë është rikuperimi i mbrojtësit Leonardo Bonucci.
Benevento-Juventus, e vlefshme për javën e 9 të Serie A, luhet nesër në ora 18.00.
Bardhezinjtë vijnë në këtë takim pas fitores ndaj Ferencvaros në Champions League dhe kualifikimit për në fazën tjetër të kompeticionit.