‘Bën një gjë që fillon ta urresh’ Alex Seitaj tregon si ‘denatyrohen’ personazhet në projektin e Anabel

‘Bën një gjë që fillon ta urresh’ Alex Seitaj

Aktori i humorit Alex Seitaj, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA.  Ndër të tjera, ai vendosi theksin në padrejtësitë që bëhen në televizione, e më konkretisht zbuloi për moderatoren Ester Bylyku, një projekt të ‘Anabel’ ku ai ka marr pjesë.

Ester Bylyku: Cila është padrejtësia më e madhe që të është bërë?

Alex Seitaj: Nëse do nisnim të flisnim për padrejtësi, mund të flisja për padrejtësi që janë tepër të frikshme, për tu përmendur.

E vetmja gjë që mund të them me plot gojë, janë momentet ku shumë emisione, regjisor, të shohin online, të marrin që ti të bësh ate që bën online dhe pastaj nisin ta ndryshojnë totalisht konceptin dhe idenë. Dhe jo pa qëlim, nuk e di nëse e ke parë serialin që që bëri Anabel,’Love, Like, Tirana’ është online në Youtube, unë luaj një personazh që ishte totalisht ‘ky person’.

Që do me thënë, merr një vajzë shumë të talentuar që bën diçka, dhe pastaj thotë : ‘Ty do të ndryshojmë, do të bëjmë kështu, do të vëmë një detaj këtej, një detaj andej’, dhe të denatyrojnë , dhe në fund ti bën një gjë që jo vetëm që nuk e do dhe fillon ta urresh, por edhe që nuk ka sukses, sepse është totalisht shumë larg konceptit tënd kryesor.

Showbiz Lajme Glamour Zone projekt alex seitaj glamour

EMISIONET