Bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Aurela Basha, publikoi ditën e sotme një foto në Instagram ku shfaqej përkrah vajzës së madhe, Dafina, duke bërë shopping në një nga libraritë e Tiranës.

Me Dafinën pazaret janë vetëm libra— në fakt njërin e ka dhuratë për babin“, shkruante Aurela Basha, por pa specifikuar se çfarë libri i kishin blerë kryedemokratit..

Por, pas publikimit të fotos, kanë nisur të vërshojnë komente të shumta, ndër të cilat spikat ajo e moderatores dhe ish-zëdhënëses së PD-së, Ori Nebiaj.

Kjo e fundit, e shtyrë nga kureshtja, pyet zonjën Basha mbi titullin e librit, duke shtuar se do të ishte më mirë që fotoja të publikohej teksa i dorëzohej Lulzim Bashës.

Nuk ka vonuar shumë përgjigja e Aurelës, e cila e krahasojë me humor të bijën me të bashkëshortin duke thënë: ‘bëmë baba të të ngjaj’. Më tej, bashkëshortja e Bashës, zbuloi se libri i dhuruar ishte ‘Rrëfenja e dy qyteteve’, nga autori klasik Çarls Dikens.

Ori Nebiaj:Ose postoje më vonë kur t’ia japë ose na e trego titullin që zgjodhi Dafina për babin.

Aurela Basha: Po kush të le aman, janë të dy njësoj ‘bëmë baba të të ngjaj’. Kishte botime shumë të mira të klasikëve dhe Dafina zgjodhi ‘Rrëfenja e dy qyteteve’ nga Charles Dickens.