I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, doktor Alban Beltoja u shpreh se Itali pa kalon një rritje të të shtruarve me Cvoid-19.

Ai shtoi se kjo rritje është shqetësuese me këto ritme, pasi pas 2-3 muajsh do të ezaurohen shtretërit që janë në dispozicion.

Alban Beltoja: Në Itali është jnë situatë që po fillon të na shqetësojë. Këtë e dallojmë nga ata që janë shtruar në terapi intensive. Në shtator kishte 100 të shtruar, ndërsa sot kemi rreth 500 të shtruar, çka tregon se rritje është e madhe.

Nëse virusi  ecën me këto ritme, parashikojmë që numri i shtretërve të mbarojnë pas 2-3 muajsh. Kjo është maja e ajsbergut. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe para një viti, kur ne nuk e kuptonim se çfarë pa ndodhte se nuk e dinim se çfarë ishte ky virus.