Belinda: Vajzat shqiptare janë të nënshtruara e me komplekse, unë jam rritur mes meshkujve

Belinda: Vajzat shqiptare janë të nënshtruara e me komplekse,

Modelja nga Elbasani Belinda Dragoti, gjatë një interviste në emisionin "Ora Verore" në RTV Ora ka folur edhe për marrëdhënien që ka në përgjithësi me meshkujt. Ajo shprehet se është tipi i vajzës që është rritur dhe ka shoqëri vetëm me meshkujt dhe jo me femrat.

Gjithashtu ajo shprehet se femrat shqiptare janë të nënshtruara, kanë komplekse dhe janë të pasigurta.

Ronaldo Sharka: Si e ke marrëdhënien me meshkujt, tani që je 20 vjeç?

Belinda Dragoti: Mund të flasim më shumë për meshkujt sesa për femrat sepse unë jam rritur mes meshkujve. Shoqëria ime përbëhet nga meshkuj dhe i njoh shumë mirë. Nuk jam nga ato që rri me vajza, unë jam gjithë kohës mes meshkujve dhe burrave. Jam rritur në këtë mënyrë, mbase ka ndikuar edhe se si mendoj unë. Mendoj se ka rezultuar shumë pozitivisht sepse mentaliteti që rriten femrat në Shqipëri  i nënshtron. Edhe pse sot i ofrohen mundësi që femra e mendon veten të pavarur, komplekset që ka apo mënyra se si e shfaq veten në shoqëri, tregon pasiguri dhe nënshtrim.

Përsa i përket meshkujve, një njëri i plotësuar tërheq njerëz si vetja e vet dhe mua nuk më është dashur të kem të bëj me njerëz që nuk më pëlqejnë apo nuk më përshtaten. Nëse je një njeri që ke respekt mjaftueshëm për veten edhe personi që ke përballë do të të respektojë sepse ti ia imponon këtë gjë.

Showbiz Lajme Ronaldo Sharka ora verore Ora verore Belinda Dragoti meshkuj

EMISIONET