Analisti Andi Bejtja komentoi deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim lidhur më respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Bejtja shkruan se nëse kjo çështje i lihet nderit, atëherë nuk do të respektohet.

Ai shton duke thënë së tani pritet që mazhoranca e cila e theu hapur marrëveshje e 5 qershorit, të ketë besim ‘tek nderi vet’ aq sa Yuri Kim ka besim ‘tek nderi i saj’.

Bejtja: Sot Ambasadorja Juri Kim, duke folur për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit, midis të tjerave e etiketoi atë si ‘çështje nderi’, duke nënvizuar në mënyrë eksplicite dhe që po pret qe ‘palët ta nderojnë atë’. Madje u kujdes të thotë që nuk e ka firmën e vet. Fjala ‘nder’ e ‘nderim’ ja ul vlerën kësaj marrëveshjeje, si në anglisht dhe në shqip. E dashur Ambasadore, po ja latë këtë marrëveshje, për ju kaq të rëndësishme, aq sa nxorët dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeu të prononcohet publikisht, nderit për të mira e gëzime.

Kot paska dale Pompeu, kot i mblodhët palët në Ambasadë të firmosnit dhe kot e ngritët gishtin aq lart, duke thënë fillimisht se topi është në fushën e Lulit. Nejse, tashme nuk na ngelet gjë tjetër veçse mazhoranca që theu hapur këtë marrëveshje, të ketë besim ‘tek nderi vet’ aq sa keni ju besim ‘tek nderi i saj’. Edhe njëherë për të mira e gëzime.

Lexo edhe: