Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha do të bëjë luajë rolin e saj të parë si aktore në filmin “Queenpins”, përkrah aktores amerikane, Kristen Bell.

Bebe ka publikuar në Instagram një foto të shkëputur nga një lajm dhe ka shkruar se po e pret me padurim këtë projekt të ri.

Bad Moms, Hustlers dhe STX janë kompanitë të cilat qëndrojnë prapa kësaj komedie, pjesë e së cilës do jenë edhe: Kirby Howell-Baptiste, Vince Vaughn dhe Paul Walter Hauser.

“Queenpins” është frymëzuar nga një histori e vërtetë dhe gjithë filmi përqëndrohet tek një amvisë (Bell) e lënë nga burri i saj dhe shoqëria, e cila vendos të marrë përsëri kontrollin e jetës së saj duke filluar në një klub të paligjshëm të kuponëve.

Kjo përfundon duke mashtruar miliona dollarë nga kompanitë e mëdha të ushqimit ndërsa bënte marrëveshje me kolegët e tjerë. Bebe Rexha do të ketë rolin e një hacker kompjuterash të quajtur Tempe Tina.